Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lojtarë nga ekipi i parë, dëmtimi i Romeros dhe 2 gola, mbyllet sfida mes Tiranës dhe Partizanit (RENDITJA)

Shkruar nga NEWSPORT

Është mbyllur 1-1 ndeshja mes Tiranës B dhe Partizanit B. Miqtë kanë kaluar të parët në avantazh me një gol të Melanit në minutën e 34. Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat, teksa Beshiraj do të barazonte për bardheblutë në minutën e 64. Në këtë duel ka rënë në sy prezenca e disa lojtarëve nga ekipet e para në formacion. Ndeshja e vlefshme për Kategorinë e Dytë, i ka dhënë mundësi sfafeve që të luajnë edhe me disa nga lojtarët më të mirë. Ekipet kanë ndarë nga 1 pikë. Partizani B shkon në kuotën e 26 pikëve në venin e 5 pas 14 javësh, ndërsa Tirana B tetë pikë më pak në vendin e 7.

Për Tiranën e kanë nisur nga minuta e parë Edon Hasani, Mario Morina e Beshiraj, ndërsa Qirko ishte pjesë e listës së Johanes Tafaj. Për Partizanin në fushë luan Esat Mala dhe Aristoteles Romero, ndërsa edhe portieri Malaj e Dajçi bëjnë pjesë në listën e Dritan Mehmetit. Morina e Hasani kanë luajtur 45 minuta, ndërsa lojtari Romero i "Demave" ka dalë i dëmtuar.

Pikërisht venezueliani Aristoteles Romero ka pësuar një dëmtim në minutën e 55, duke u detyruar të përfundojë në autoambulancë, për transportin drejt spitalit. Mesfushori do t'i nënshtrohet ndërhyrjeve më të specializuara, teksa të kuqtë nuk gjejnë qetësi përpara derbit. Në foton e siguruar nga newsport.al, duket lojtari që transportohet nga "Skënder Halili" drejt spitalit. Lojtari është lënë të stërvitet me ekipine  dytë, si një lloj dënimi për performancën jo të mirë në ndeshjen e Superligës përballë Kukësit, disa javë më parë.

Renditja
Romero i dëmtuar
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga