Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Lojtar pa ego, mund të themi si amator", Gilman Lika zbulon bisedën me Adilin pas deklaratës së legjendës Zmijani

Shkruar nga NEWSPORT
"Lojtar pa ego, mund të themi si amator", Gilman Lika zbulon

Legjenda e Vllaznisë dhe e Kombëtares shqiptare, Hysen Zmijani deklaroi pak ditë më parë në shtypin e shkruar se mbrojtja e skuadrës shkodrane po çalon në ndeshjet e fundit. Zmijani veçoi mbajtjen e shumtë të topit nga Adili, ndërsa theksoi se në disa raste ai duket si lojtar pa ego, madje amator.

I ftuar në emisionin "Rubrika Sportive", Gilman Lika, ish sulmuesi i Vllaznisë ka zbuluar bisedën me Adilit pas kësaj deklarate. Mbrojtësi shkodran është shprehur se është krenar kur merr kritika nga një legjendë e futbollit shkodran dhe i Kombëtares.

Deklaratat e Zmijanit për Adilin? "Kam folur me Adilin pas kësaj deklarate dhe më ka thënë teksualisht: "Jam krenar që Zmijani më ka përmendur emrin".

Kritikat do të vijnë dhe jam dakort kur këto kritika vijnë nga një njerzit e sportit që janë legjenda dhe jo nga ata që nuk kanë lidhje me sportin. Këta persona nuk duhet të bëjnë deklarata për lojtarët në fushë", u shpreh Gilman Lika.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga