
Korabi duket i dorëzuar në garën për mbijetesë ndërkohë që gara sa vjen e bëhet më e ashpër mes katër skuadrave. Luftëtari dhe Tirana janë disi të shkëputura e nuk rrezikojnë të bëhen pjesë e zonës së ftohtë. Laçi, Teuta dhe Flamurtari ndajnë mes vendet e 9, 10 dhe 11 me pikë të barabarta. Teuta ka një ndeshje më tepër, por sërish Laçi dhe Flamurtari sot rrezikojnë të dalin pa pikë nga transfertat në Korçë dhe në Shkodër. Vllaznia është gjithashtu në këtë zonë dhe ka vetëm një pikë më tepër.
Garë e çmendur pritet të rezervojë fundi i tabelës aty ku ndryshe nga skuadrat që garojnë për kreun, nuk janë tre por katër në luftë për të shmangur dy vendet e fundit.
Poll