
Liverpooli është më favorit për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, në merkaton e verës, se Manchester United dhe Paris Saint-Germain, shkruajnë mediat angleze.
Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer, është një tifoz i madh i qendërmbrojtësit, i cili vitet e fundit është cilësuar si një nga mbrojtësit më të mirë në Europë. Por sipas Le 10 Sport, 28-vjeçari tani ka shumë të ngjarë të transferohet në Anfield, ku së bashku me Virgil van Dijk do të formonin një mbrotje “të pathyeshme” për Liverpool.
Në media shkruhet se trajneri i “Të Kuqve”, Jurgen Klopp, është i bindur që të dy do të krijonin një partneritet shkatërrues në mbrojtje.
Kampionët francezë PSG prej kohësh, janë gjithashtu admirues të qendërmbrojtësit, por duan të vazhdojnë të besojnë te kapiteni i tyre veteran Thiago Silva edhe për sezonin e ardhshëm.
Koulibaly thuhet se preferon një transferim në Premier League ndaj Ligue 1, me Manchester City apo Neëcastle United që gjithashtu kanë treguar interes.