
Lazio do kërkojë vazhdimësinë ndaj Torinos, me ndeshjen që fillon në orën 19.30. Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do zbresin në fushë. Strakosha e nis nga minuta e parë këtë përballje, edhe pse paraqitjet e fundit të portierit shqiptar lënë për të dëshiruar. Kryeqytetasit janë të dënuar të fitojnë, pasi vetëm kështu i jepet kuptim betejës për titullin.
Belotti ka shënuar për Torinon, me anë ët një penalltie në minutën e 5-të.
TORINO (3-5-2): Sirigu; Lyanco, Nkoulou, Bremer; De Silvestri, Lukic, Rincon, Meité, Ola Aina; Belotti, Verdi.
LAZIO (3-5-2): Strakosha; Patric, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Parolo, Luis Alberto, Jony; Caicedo, Immobile.
Poll