
LIVE-Pritej që Milani që të kthjellej në pjesën e dytë, por nuk ndodhi kështu. Ekipi kuqezi pësoi edhe dy gola të tjera nga Lille, me anë të të njëjtit autor: Jazici. Mbrojtja e Piolit ''fut ujë'' nga të gjitha anët, duke lënë francezët të bëjnë çfarë të duan.
Milan pret në shtëpi Lille, në kuadër të Europa League. Takimi fillon në orën 21.00, me kuqezinjtë që duan fitoren.
Trajneri i ''djajve'', Pioli ka vendosur për formacionin me anë të të cilit do zbresë në fushë.
Nga minuta e parë e nis Ibra, me sulmuesin suedez që po bën mjaft mirë në këtë fillim edicioni.
Ka vend edhe për Tonali, i cili në një natë si kjo do duhet të tregojë vlerat. Francezët kundërpërgjigjen me Bamba, me shpresën se do arrijnë të marrin qoftë një pikë. Milan ka grumbulluar 6 pikë në dy ndeshjet e para, duke iu afruar kështu kualifikimit.
FORMACIONET:
MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessié, Tonali; Castillejo, Krunic, Diaz; Ibrahimovic.
LILLE (4-2-3-1): Maignan; Celik, Fonte, Botman, Bradaric; Renato Sanches, Xeka; Yazici, Ikoné, Bamba; David.