
Kategoria Superiore U21 do të luajë ditën e sotme javën e 25-të që është e parafundit për këtë sezon. Ashtu si Superliga edhe kampionatit i 21-vjeçarëve është "zjarr" me 3 skuadra që luftojnë për titullin kampion, ndërsa sot luhen disa përballje direkt për titull.
Bylisi i vendit të parë përballet me Vllazninë në transfertë, ndërsa diferenca mes dy skuadrave është vetëm 3 pikë, Laçi i vendit të dytë përballet me Football Republic, një ndeshje e lehtë në letër për kurbinasit që synojnë vendin e parë. Në orën 13:00 do të luhen dy ndeshje, Tirana-Turbina dhe Dinamo-Kukësi. Në orën 15:00, "finalja", Vllaznia-Bylis, Football Republic dhe Kastrioti-Teuta.
Rezultatet në kohë reale:
13:00
FT Tirana 5 - 0 Turbina
FT Dinamo 1 - 2 Kukësi
15:00
Vllaznia 0 - 5 Bylis
Football Republic 5 - 7 Laçi
Kastrioti - Teuta