
Kalojnë 20 minutat e para të takimit Lushnja-Bylis, ndërsa rezultati është ende i barabartë 0-0.
Në stadiumin "Roza Haxhiu", entuziazmi është i lartë në radhët e tifozërisë vendase, të shumtë të numër, duke u përpjekur t'i japin zemër skuadrës verdhjeshile për të shënuar golin e parë, ndërsa Bylis tenton të godasë përmes kundërsulmit.
Gjithsesi, loja është ende e zbehtë dhe nuk ka akoma ndonjë rast për t'u veçuar në portat respektive.
Ndeshja është ndërprerë për pak minuta, pasi gjyqtari kryesor i ka drejtuar lojtarët drejt bankinave respektive për të konsumuar ujë dhe për t'u freskuar, pasi temperaturat janë të larta.
Poll