Xhevahir Sukaj, i futur në lojë vetëm pak minuta më parë, ka shënuar që me rastin e parë që ka patur. Tirana 1-2 Partizani.
60′ Kanë kaluar 60 minuta nga derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani.
Të dyja ekipet po “luftojnë” për të gjetur golin e avantazhit dhe duhet thënë se Tirana po bën presion më shumë në këto minuta.
Partizani mbrohet mirë dhe përpiqet të mos gabojë.
Gjithashtu edhe tifozët të cilët ndodhen në tribunë nuk rreshtin së kënduar këngë për ekipin e tyre.
Tirana ka goxha tifozë përveç fanatiksave duhet të jetë një numër i konsiderueshëm të cilët nuk donin ta humbnin këtë takim.
44’Batha ka shënuar me penallti golin e dytë duke barazuar shifrat në 1-1.
40′ K/rcënim serioz në portën bardheblku. Torrasa me një rrafishatë të bukur ndalet nga shtylla.
30′ Kanë mbetur dhe 15 minuta nga mbyllja e pjesës së parë.
Tirana vazhdon të jetë në avantazh 1-0 me golin e Ede në minutën e 15-të.
Ndërkohë tifozët e Partizanit nuk rreshtin së ofenduari tifozët e Tiranës.
15′ Ede kalon në avantazh bardheblutë në minutën e 15-të të takimit.
Ka startur sfida e shumëpritur mes Tiranës dhe Partizanit. Newsport.al do ju sjelli në kohë reale videot e golave dhe çdo gjë çfarë ndodh në stadium.
1′ Topin e parë e luajnë fuitbollistët e Tiranës.
KATEGORIA SUPERIORE, JAVA e 31-të
E premte me, më 28 prill
Ora 19:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”
Formacioni zyrtar:
Tirana: Lika, Doka, Teqja, Turtulli, Hoxhallari, Daja, Akuah, Karabeci, Taku, Ede, Merveil
Trajner: Mirel Josa
Partizani: Hoxha, Fejzullahi, Krasniqi, Malota, Kalari, Ramadani, Batha, Vila, Torasa, Trashi, Ekuban
Trajner: Sulejman Starova
Gjyqtari kryesor: Juxhin Xhaja