Kukësi – Skënderbeu 0-0
Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Imami, Dvornekoviç, Musolli, Lena, Karioka, Emini, Pejiç. Trajner:Ernest Gjoka
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Orelesi, Gavazaj, Latifi, Xhejms, Salihi. Trajner: Ilir Daja
Gjyqtar: Enea Jorgji
3′- Loja nis vrullshëm për Kukësin, i cili fiton faull në hyrje të zonës së Skënderbeut dhe Marko Radas ndëshkohet me karton të verdhë. Kroson Karioka, por një dyluftim në zonë detyron Jorgjin të ndërpresë lojën për t’i ardhur në ndihmë dy futbollistëve të dëmtuar.
8- Skuadra e Skënderbeut nis të ushtrojë presing dhe e zhvendos lojën në gjysmëfushën e Kukësit. Loja bëhet më e bukur dhe më e dyluftuar.
10′- Goditja e parë nga këndi i takon miqve, por pa rrezik për Kukësin.
11′ – Situata ndryshon menjëherë. Pero Pejiç merr topin dhe zhvendoset pranë zonës së korçarëve, ndërhyn Mici dhe për Jorgjin është faull dhe karton i kuq. Kampionët mbeten në fushë me dhjetë vetë.
17′- Te Kukësi kanë marrë zemër dhe Eni Imami kërkon 11-metërsh pas një ndërhyrje në zonën e Skënderbeut, por për Jorgjin gjithçka është e rregullt.
21′ – Izair Emini tenton me një gjuajtje nga larg, por topi përfundon jashtë kuadratit të mbrojtur nga Orges Shehi.
25′ – Loja zhvendoset në mesin e fushës dhe të dy ekipet mbrohen mirë.