Është e detyrueshme që të publikosh listën e lojtarëve përpara ndeshjeve të Eurpopa apo Champions League në momentin e hedhjes së shortit. Këtë e ka bërë Partizani, i cili tashmë e ka publikuar liftën me 21 lojtarë që do të luajnë në takimin kundër Sllovan Bratisllavës.
Bie në sy mungesa e katër lojtarëve që kanë shumë peshë te të kuqtë, por edhe prania e Fejzullahut, i cili deklaron se i ka përfunduar kontrata me “demat”.

Ajo që i befason tifozët e kuq është mungesa e Xhevahir Sukajt në këtë listë, duke qenë se ai u shfaq sot në prani të presidentit Demi duke firmosur për sezoni ne ardhshëm. Po ashtu edhe Asjon Daja dhe Ditmar Bici nuk kanë qenë të përfshirë.