
Futbolli në Shqipëri është ndalur pasi Liga Profesioniste ka bojkotuar nisjen e sezonit, duke parashtruar katër kërkesa ndaj Qeverisë. Ligji I Sponsorizimeve, falja e kamatvonesave dhe TVSH e reduktuar janë disa nga pikat e kërkuara.
Sot, Liga Profesioniste është hedhur në sulm edhe pse u vendos heshtje për mediet, duke publikuar një video të Bekim Balajt që I bën thirrje Qeverisë për vëmendje ndaj sportit, pasi sipas sulmuesit kuqezi futbolli është krenari Kombëtare.
"Futbollin e kemi krenari Kombëtare dhe tani më shumë se kurrë duhet t'I gjiendemi pranë. I bëj thirrje qeverisë që t'I hedhë sytë më shumë nga futbolli", shprehet Balaj.
Poll