Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Liga e Kombeve, UEFA parashikon grupin e "ferrit" për Shqipërinë

Shkruar nga NEWSPORT

Liga e Kombeve, UEFA parashikon “grup ferri” për Shqipërinë

 

UEFA ka shpjeguar përsëri për tifozët se si do të funksionojë Liga e Kombeve. Ky turne ka si objektiv që të zëvendësojë miqësoret dhe të garantojë 4 vende në fazën finale të "Euro2020."

Parashikimi për Shqipërinë pritet të jetë ndër më të mirët pasi sipas UEFA-s, Liga C, në të cilën parashikohet të jenë pjesë kuqezinjtë do të jetë “shumë konkurruese”.

 

Ndarja në Liga do të bëhet sipas renditjes së UEFA-s së nëntorit 2017, por sipas renditjes aktuale, kjo do të ishte përbërja provizore e tyre, ku secila do të nxjerrë një skuadër e cila shkon direkt në Europianin pasardhës.

 

LIGA A (skuadrat ndahen në katër grupe me nga tre Kombëtare)

Gjermani, Francë, Belgjikë, Portugali, Zvicër, Spanjë, Angli, Itali, Kroaci, Poloni, Irlandë, Ukrainë.

 

LIGA B (skuadrat ndahen në katër grupe me nga tre Kombëtare)

Holandë, Rusi, Islandë, Hungari, Uells, Bosnjë Hercegovinë, Suedi, Greqi, Sllovaki, Austri, Izrael, Slloveni.

 

LIGA C (skuadrat ndahen në një grup me tre dhe tre grupe me nga katër Kombëtare)

Irlandë e Veriut, Rumani, Republika Çeke, Turqi, Shqipëri, Danimarkë, Mali i Zi, Serbi, Bullgari, Skoci, Norvegji, Lituani, Azerbajxhan, Qipro, Finlandë.

 

LIGA D (skuadrat ndahen në katër grupe me nga katër Kombëtare)

Estoni, Bjellorusi, Gjeorgji, Armeni, Letoni, Ishujt Faroe, Kazakistan, Moldavi, Luksemburg, Maqedoni, Kosovë, Lihtenshtejn, Maltë, Andorra, San Marino, Gjibraltar.

[caption id="attachment_77198" align="alignleft" width="470"] liga e kombeve, grupet[/caption]

 

 

 

 

 

 

 

 

Në bazë të renditjes në Ligën përkatëse, do të përpilohet edhe lista për vazot e shortit të eliminatoreve të Euro 2020, si dhe do të përcaktohet se cilat skuadra ngjiten një Ligë më lart dhe kush bie një Ligë më poshtë.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga