
Pas skandalit të Alban Hoxhës, që u arrestua nga policia, Egzon Belica, ishte ai që mori shiritin e kapitenit. Edhe pse ka shiritin në krah, ai se quan veten të tillë. Për të janë të tjerë.
Mbrojtësi i Partizanit ka folur sot në një speciale që "RTSH-Sport", i ka dedikuar të kuqve. Ai ka treguar se nga kush kërcënohet ekipi i tij, për titull.
Belica ka thënë: "Skuadra më e fortë, vitin e kaluar ka qenë Skënderbeu, kurse këtë sezon janë disa skuadra që na rivalizojnë. Kukësi, Skënderbeu si dhe ne. Skënderbeu është një skuadër e mirë, na ka mundur dy herë dhe mund të them që është ekipi që na ka vendosur më shumë në vështirësi.
Të jesh kapiten te Partizani, nga ana personale është përgjegjësi e madhe, por dua të shtoj se kapiten i ekipit është Albani, Trashi, dhe Telushi".
Mbrojtjes i vë notën 8. Ka shumë hapësirë për të përmirësuar në të gjitha aspekt, mbrojtje, mesfushë e sulm. Por, me një fazë përgatitore të mirë, besoj se do të përmirësojmë shumë gjëra".