Lideri i kombëtares feston ditëlindjen, Atalanta "flet" shqip në 31-vjetorin e Gjimshitit
Shkruar nga NEWSPORT
Dita e sotme është e veçantë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Berat Gjimshiti feston ditëlindjen.
Lideri kuqezi dhe i Atalantës ka marrë urime të shumta në këtë ditë, teksa nuk mund të mungone një urim special nga skuadra italiane. Atalanta ka folur shqip në 31-vjetorin e Gjimshitit, ndërsa nuk e harron edhe flamurin shqiptarë.
“Tanti auguri alla nostra montagna!⛰️ Gëzuar ditëlindjen, Berat! Ëishing @djimsitiberat a very happy birthday! ”, shkruhet në postimin e “bergamaskëve”.