
Bruno Telushi, mesfushori i Partizanit, ka folur sot në një speciale të përgatitur nga "RTSH-Sport". Vlonjati ka pohuar se pasi ka ikur nga Flamurtari, e ka pasur të vështirë të ambientohet në Tiranë.
Ai ka thënë: "Do të thotë shumë të luash për Partizanin, një nder i madh. E vlerësoj shumë faktin që jam pjesë e këtij ekipi.
Ndeshjet kundër Flamurtarit kanë qenë të veçanta, kujtoj të gjitha gjërat që kam kaluar aty. Mundohem ta respektoj deri në fund edhe atë fanellë.
Të them të drejtën, mu desh pak kohë që të ambientohem këtu. Nga mënyra se si erdha, u duk sikur e nisa karrierën nga fillimi.
Gega ka bërë një grup shumë të mirë, e ka ndërthurur me eksperiencë dhe me çuna të rinj të talentuar, që kanë ulur kokën dhe vrapojnë shumë.