
Sot luhen ndeshjet e radhës në Premier Ligë, ku nuk mungojnë sfidat interesante. Në fushë do zbresin ekipe si: Manchester United, Arsenal dhe Leicester. Në 15.00, Norwich i vendit të parafundit pret në shtëpi Arsenalin, në një ndeshje ku topçinjtë vijnë pas shumë rezulateve negative. Wolves do ketë përballë një nga mbrojtet më të mira në kampionat, atë të Sheffield United.
Në 17.30, Leicester kërkon të vazhdojë t'i befasojë të gjithë, duke synuar të ruajë vendin e dytë. Përballë ''dhelprave'' do jetë Everton, që është në krizë totale. ''Djajtë e kuq'' e drejtuar nga Solskjaer nuk mund të gabojnë ndaj modestëve të Aston Villa.
Poll