Sulejman Demollari njihet si një ndër ish-futbollistët më të spikatur të futbollit shqiptar. Pjesë e Kombëtares kuqezi për 12 vite, ish-futbollist i Dinamos për 11 vite, gjithashtu edhe e Dinamos së Bukureshtit.
Një histori e pasur suksesesh për pjesëtarin aktual të FSHF-së në rolin e zyrtarit në këtë institucion, Sulejman Demollari sot është ndjerë nostalgjik për periudhën e artë të tij në fushën e blertë.
Një foto e tij me fanellën e Kombëtares e vendosur në ambientet e brendshme të "Elbasan Arena-s" ka ngacmuar Demollarin për ta fiksuar këtë moment, ndërsa shkruante: "Dje dhe sot, histori në foto".
Poll