
Lazio zyrtarizoi dje në stol Maurizio Sarri. Tanimë, në kampin kryeqytetas, pasi siguruan firmën e teknikut të njohur, fokusi është te lojtarët. Një nga emrat që është në listën e lacialëve është e Josip Iliçiç, sulmuesin 33 vjeçar. Iliçiç aktivizohet te Atalanta dhe këtë sezon me bergamaskët ka zhvilluar 28 paraqitje. Në kaq përformanca, lojtari i lindur në Prijedor ka shënuar 6 gola dhe ka assistuar 10 herë.
Lazio synon që në edicionin e ardhshëm të kualifikohet për në Champions League. Kjo arrihet falë edhe një merkatoje cilësore, e për këtë janë të bindur të gjithë te Lazio.
Poll