
Jesse Lingard është tashmë ylli më i ri i Nottingam Forest. Ylli i Manchester United ka zgjedhur të largohet përfundimisht nga Old Trafford duke u bashkuar me projktin e ri të Nottingam. Klubi Nottingam Forest me një hisotri të madhe në Premier League është rikthyer këtë vit tek elita e futbollit anglez.
Është vetë klubi që ka bërë zyrtare lajmin në mediat sociale. Afrimi i Lingard do rrisë më tepër kualitetin në ekip. Nottingam Forest po kërkon të përforcojë më tepër ekipin për të arritur objektivat e tyre ku një ndër to është qëndrimi në eliten angleze.
Jesse Lingard erdhi si një transfertë lirë. Sipas raportimeve të Sky Sports i është thënë se Jesse Lingard bëhet fituesi më i lartë i Forestit, me marrëveshjen e tij që mendohet të jetë me vlerë 200 mijë euro në javë plus bonuse.
Postimi zyrtar i Nottingam Forest