
Prezantuesja e emisonit "Bar Skedina" Bora Zemani nuk do të jetë më pjesë e Digitalbit. Bukuroshja pranoi se do të largohet pas 3 vitesh nga programi ku u bë e njohur për publikun. Lajmin ajo e ka dhënë për programin e "Top Channel "Pushime on Top".
"Unë kam kaluar tre vite shumë të bukura, tre vite fantastike në Digitalb, por prej sezonit të ri unë do të jem diku tjetër. Do më mungojë gjithçka nga atje, njerëzit dhe miqësitë. Kanë qenë tre vite shumë të bukura për mua", tha Bora.
Nuk dihet se cili do të jetë programi i ri që ajo do të drejtojë, por kjo prite të mësohet së shpejti.
Poll