Tirana ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e kthimit kundër Zrinjskit në Bosnje. I pranishëm sot ka qenë edhe Artan Karapici, ndihmësi i ri i trajnerit Orges Shehi. Kristi Vangjeli është larguar përfundimisht nga bardheblutë teksa do të zhvendoset për të jetuar në Greqi.
Kësisoj, Shehi ka zgjedhur një njohje të vjetër në fushën e blertë, si ish-mesfushorin Karapici. Ky i fundit prejt kohësh trajner moshash, tashmë do të japë kontributin e vet si krahu i djathtë i Orges Shehit. Kujtojmë që shumë vite më parë, të dy ishin pjesë e Partizanit.
Shehi si portier, ndërsa Karapici mbante peshë të veçantë në mesin e fushës. Tirana do të luajë të enjten, në datën 28 korrik kundër Zrinjskit në transfertë, në orën 21:00. Interesi për këtë takim është i madh për të mësuar se si do të përfundojë përballja.