Emiliano Musta u largua nga Partizani gjatë kësaj merkatos së janarit. Mbrojtësi i majtë nuk humbi shumë kohë dhe firmosi me Kukësin duke u rikthyer kështu pas pak sezonesh te verilindorët. Musta është gati për trajnerin Longo dhe nesër mund të bëjë debutimin e tij me Kukësin për këtë sezon. Në një prononcim për “RTSH Sport”, mëngjarashi ka zbuluar arsyet e largimit nga Partizani dhe firmën me Kukësin.
Largimi nga Partizani dhe Kukësi? “Fola me drejtuesit dhe më komunikuan që nuk jam në plane. Nuk dua të flas për të shkuarën. Kukësin e njoh sepse kam qenë edhe më parë. Ekipin e njoh edhe pse jam i ri dhe shpresoj të dalim kampion. Trajneri dhe drejtori Pejic insistuan për mua.
Skenderbeu? E kemi vlerësuar dhe kemi punuar me stafin dhe trajnerin. Hyjmë në fushe vetëm për fitore dhe shpresoj ta marrim”, u shpreh Musta.