Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Largimi i trajnerit të Partizanit, nuk përmbahet Jasir ASANI

Shkruar nga NEWSPORT

Franko Lerda nuk është më trajner i Partizanit. Tashmë është bërë zyrtare nga vetë klubi që njofton mbylljen e bashkëpunimit mes klubit kampion dhe trajnerit italian. Dy humbet e fundit dhe ajo në derbi ditën e djeshme ndaj Tiranës ka bërë që presidenti Demi të marrë vendim duke larguar Lerdën.

Një lajm që është postuar në faqet zyrtare të klubit, në Facebook dhe Instagram. Në postimin e klubit në Instagram shihet që Jasir Asani ka pëlqyer këtë lajm. Sulmuesi që nga starti I sezonit nuk ka pasur një raport të mirë me trajnerin italian pasi në shumë ndeshje e ka nisur nga stoli. Edhe pse herë pas herë gjërat janë qetësuar, kulmi arriti ditën e djeshme ku një nga lojtarët kyç të Partizanit siç është Jasir Asani nuk u aktivizua për asnjë minutë. Padyshim largimi I trajnerit Lerda ka gëzuar pa masë sulmuesin që pret me padurimin "timonierin" e ri për të treguar sërish vlerat e tij.

Jasir Asani pëlqen postimin e Klubit Partizani në Instagram.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga