Adolfo Sormani nuk do të jetë më trajner i Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar fundin e bashkëpunimit me italianin që tradhtoi skuadrën në ndeshjen derbi kundër Tiranës. Ky lajm ka marrë edhe "miratimin" e tifozëve, të cilët përmes komenteve të tyre në kanalin zyrtar të klubit, e cilësojnë si të vonuar.
Por, nuk harrojnë të përmendin edhe emra trajnerësh që duhet të "marrin në dorë" fatin e ekipit. Mbështetësit e 16 herë kampionëve të Shqipërisë kërkojnë që drejtimin e skuadrës ta marrë Skënder Gega. Sipas tyre duhen lënë mënjanë pakënaqësitë dhe vetëm një strateg si ai mund të rikthejë ekipin e sezonit të shkuar.

Poll