Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Largimi i parë nga Vllaznia, sulmuesi mbyll përpara kohe aventurën me shkodranët

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi i parë nga Vllaznia, sulmuesi mbyll përpara kohe

Simeon Hristov është largimi I parë nga Vllaznia. Skuadra shkodrane ka zhvilluar ditën e sotme stërvitjen e radhës, ndërsa me ekipin janë bashkuar edhe dy lojtarët nga Maqedonia, mbrojtësi Adili dhe portiere Efremov.

Me ekipin duhej të bashkohej edhe sulmuesi Hristov, por ky I fundit ka preferuar të mbyll aventurën me Vllazninë. Sipas “Shkodra Sport”, kontrata e lojtarit me klubin e Vllaznisë mbyllet në 31 maj dhe ai ka preferuar të qendrojë në Maqedoninë e Veriut duke mos u kthyer në Shkodër edhe pse sezoni nuk është mbyllur ende.

Hristov u afrua në merkaton e janarit si një lojtar që do të zgjidhte problemin në repartin e sulmit, por nuk arriti të linte gjurmë në Superligën shqiptare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga