
Ditën e sotme Tirana u mposht nga Laçi me rezultatin 0-1. 15 minuta para ndeshjes, trajneri Nevil Dede vendosi të largohej pas "përplasjes" me presidentin Halili përsa I përketë një lojtari që ishte përfshirë në formacion. I ftuar në emisionin "Rubrika Sportive", analisti Shkëlqim Muça u shpreh se ky ishte një vendim i gabuar nga trajneri Dede.
Largimi i Dedes nga Tirana? Momenti që ka ndodhur është moment që është dëmtuar skuadra. Është gabim nga të dyja palët që kjo ndeshje të luhej siç ishte parashikuar. Trajneri nuk mund të heq një lojtar nga formacioni pasi ndikon shumë keq. Mund të gjendej një kompromsi tjetër dhe të bëhej ndeshje e të merrej 3 pikëshi.
Kjo gjë ndikoi në skuadër dhe pas ndeshjes mund të ishte gjetur një tjetër zgjidhje. Nëse Halili nuk ka ndërhyrë, njëherë mund ta dëgjosh presidentin. Nuk lihet ekipi 15 minuta para ndeshjes. Nuk do t'I sygjeroja të largohej në ato momente por pas ndeshje pasi duhet të ruante imazhin e klubit dhe vetes. Një ndërmjetës aty si Osmani duhet të mbajnë ekulibrat aty".