
Largimi i Nevil Dedes nga drejtimi i skuadrës së Tiranës ka nxitur shumë polemika në opinionin sportiv. Sonte, në emisionin "Pressing" Gert Çarçani kujtoi me zë dhe figurë deklaratën e Tefik Osmanit disa puntata më parë në të njëjtin panel.
Drejtori sportiv u shpreh se do të jepte dorëheqjen nëse do të kishte ndërhyrje. Ish-lojtari bardheblu pati deklaruar: "Unë iu siguroj që nuk ka ndërhyrje të trajneri. E them publikisht që nëse ndodh diçka e tillë, unë jap dorëheqjen".
Poll