
Pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve u rikthyen sfidat e kampionateve, të cilat prodhuan sërish emocionet e përhershme. Në studiot sportive po flitet mbi ecurinë e ndeshjeve, por më shumë ndalen tek deklarata e bujshme e trajnerit Ahmataj.
Ish mbrojtësi bardheblu. Rezart Dabulla I ftuar në emisionin "Sport News" ka folur mbi situatën e krijuar në klubin e Tiranës.
"Tirana është kulmi I trajnerit. Tek Tirana është e vështirë se kërkon rezultatin. Kur nuk je në maj ka presion dhe ka fjalë. Nuk mund të bëhesh trajner I Tiranës të mësosh trajnerllikun. Tirana do që unë vij me këtë ide. Kam dy tre gjëra dhe janë gati. Nuk mund të jetë Tirana trampolinë. Për ta bërë Tiranën mësimore unë nuk jam dakord me këtë. Ata që vijnë të drejtojnë këtë klub duhet ta dinë shumë mirë. Që unë po vij dhe po marrë ekipin më të titulluar në vend. Pse trajneri duhet ti japi rëndësi fjalëvë të ndonjë drejtuesi aty, kur nuk ke fjalë nga presidenti", u shpreh Dabulla.