Luftëtari është një skuadrat që nisi me vonesë përgatitjet për sezonin e ri. Ekipi gjirokastrit ishte pothuajse pa lojtarë dhe në ditët e fundit arriti të afronte shumë futbollistë në merkato.
Bledi Muça ishte një nga afrimet e merkatos së verës, por ditën e sotme lojtari është larguar nga skuadra.
Mesfushori ishte pjesë e skuadrës në miqësoren e zhvilluar në Greqi, por nga dita e sotme Muça nuk do të jetë pjesë e skuadrës. Nuk dihen ende arsyet e largimit të tij nga ekipi i Luftëtarit.

Poll