Klubi i Korabit është përballur me një largim të papritur të mbrojtësit të tyre, Briken Doçi. I afruar para një viti nga klubi i Egnatia qëndërmbrojtësi ishte një pikë kryesore e ekipit të Korabit. Largimin nga klubi e ka bërë vetë zyrtare edhe lojtari, i cili ka sqaruar se po ikte për arsye familjare. Në këtë mënyrë Doçi dhe Korabi kanë shkëputur kontratën në mënyrë të parakohshme.
Njoftimi i Klubit të Korabit:
Briken Doçi vendos të largohet nga Shqipëria duke mbyllur kështu kontratën para kohe me Korabin. Faleminderit Briken, të urojmë suksese dhe fat në të ardhmen!
Më poshtë është statusi i lojtarit:
"Te dashur miq,
Pas nje mendimi te gjate dhe pas konsultimeve me familjen time kam vendosur qe nga sot e tutje nuk do jem lojtar i K.F Korabi .Permes ketij postimi mendova tju informoj por dhe tju falenderoj te gjithve,te gjithe lojtareve qe kam luajtur,shoket e ekipit,gjith stafin drejtues si dhe tifozet e zjarrte te Korabit.
Korabi ka qene,eshte dhe do te mbetet gjithmon ekipi zemres,ekipi vendlindjes time.
Faleminderit !
Forca Korabi!
