Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Largimi i Da Silvas i nxituar”, Muça komenton Klasiken: Vllaznia agresive, një nga ndeshjet më të dobëta të Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
“Largimi i Da Silvas i nxituar”, Muça komenton Klasiken:

Tirana dhe Vllaznia barazuan 0-0 në ndeshjen e javës së 16-të të Kategorisë Superiore. I ftuar në RTSH Sport në Rubrika Sportive është i mirënjohuri, Shkëlqim Muça. Muça thotë se në këtë 90 minutësh dominoi ekipi shkodran, duke bërë një lojë shumë të mirë. 61 vjeçari kritikoi edhe zgjedhjen e bërë për të zëvendësuar dhe larguar da Silva pas dëmtimit.

 Sipas tij, bardheblutë nuk ia dolën dot të bëjnë asgjë, teksa e cilësoi si një nga takimet më të dobëta të kryeqytetasve.

"Kjo shte një ndeshje jo për Tiranën, një ndeshje shumë e mirë për Vllazninë. E them me siguri. Shkodranët e kishin kuptuar shumë mirë se një humbje në këtë ndeshje mund ta nxirrte nga gara. Luajti shumë mirë, deri sa stafi u nxitua duke larguar lojtarin brazilian, Da Silva dhe ai që u aktivizua në vend të tij ishte më i dobti. Megjithatë, Vllaznia ishte shumë agresive, Tirana ishte e shuar.  Shkodranët zhvilluan ndeshjen më të mirë që kanë bërë deri më sot. Tirana u shokua nga presioni i Vllaznisë dhe trajneri nuk mori masa, kishte lojtarë që ishin zero. Me pak fjalë, një nga ndeshjet më të dobta të Tiranës, një nga ndeshjet më të mira të Vllaznisë. Mendova se Tirana do ishte më e konsoliduar. Mendova se ata do luajnë fort" - tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga