
Partizani dhe Laçi nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore. Çinari shënoi i pari për të kuqtë, ndërsa Harmon vendosi gjithçka në baraspeshë. Menjëherë pas sfidës për mikrofonat e Supersport ka folur Esat Mala, lojtari i kryeqytetasve.
Mala u shpreh: "Pavarësisht si shkoi ndeshja, ishte shumë e luftuar. Ne lamë dy pikë. Nuk kemi çfarë ty bëjmë. Rënditja tregon se kush është kundërshtari më i vështirë. Gjithmonë më ka assistuar Xhixha (për të shkuarën).
Unë mendoj se Vllaznia e ka pasur nisjen e mirë. Gabimet që ka bërë ia kemi shfrytëzuar. Çdo gjë është e rikuperusheme".
Poll