Ronald Gërçaliu u largua pak ditë më parë nga Tirana, duke shkëputur marrëdhëniet me mirëkuptim me klubin bardheblu. Pas një viti qëndrim te kryeqytetasit, ai vendosi që të rikthehet në Austri, aty ku ka familjen dhe ka zhvilluar karrierën e tij.
[caption id="attachment_28547" align="alignleft" width="300"] Ronald Gërçaliu[/caption]
Pas vetëm një javë largimi nga Shqipëria ai ka gjetur skuadrën e tij të re. Mediat austriake bëjnë me dije se ai është gati zyrtarizimi i tij te Wattens në Kategorinë e Parë austriake.
Mbrojtësi 30-vjeçar ka karrierë të pasur në rang klubesh, ndërsa ka luajtur dhe me përfaqësuesen austriake. Ai vijon që të mbajë këtë nënshtetësi, ndërsa aktivizimi i tij nuk do të jetë problem në një kampionat që ai e njeh mjaft mirë.