Shqipëria do të luajë në Izrael në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”. Për këtë takim FSHF ka bërë të ditur për tifozët se ku mund t’i gjejnë biletat. Në një njoftim në faqen zyrtare shkruhej:
“Federata Shqiptare e futbollit, njofton te gjithe te interesuarit se kane dale ne shitje biletat e ndeshjes Izrael – Shqiperi , e vlefshme per Eliminatoret e Kupes se Botes “Rusi 2018” . Kjo ndeshje do te zhvillohet ne daten 11.06.2017 ora 20:45 ne stadiumin “Sammy Ofer” te qytetit Haifa, Izrael.
Biletat per tifozet e kombetares do te jene te kategorise se dyte, nje bilete do te kushtoje 21 euro.
Personat e interesuar jane te lutur te dergojne e-mail ne adresen zyrtare : [email protected] ne te cilen duhet te shkruajne sasine e biletave qe duan te rezervojne, emer/mbiemer te personave qe do te shkojne ne stadium si dhe kontaktet personale , e-mail dhe nr tel.
Pasi te kene bere rezervimin ne kete adrese e-maili, jane te lutur qe pas dates 25 Maj 2017 te paraqiten prane Federates Shqiptare te Futbollit per te kryer pagesen dhe terhequr biletat”, përfundon njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit.