
Rinisja e kampionatit, ka bërë që Federata Shqiptare e Futbollit të mbledhë në një takim të veccaantë të kryetarët e Kolegjiumeve të Arbitrave në të gjithë vendin. Në këtë takim është folur për ndryshimin e gabimeve që janë brë deri më tani. Presidenti Duka prezantuar ndryshimet e reja rreth mënyrës sesi do të rekrutohen dhe si do të punohet në vazhdimësi me arbitrat.
“Këtë vit do të kemi një këndvështrim ndryshe për strategjinë e zhvillimit të arbitrimit në Shqipëri. Kolegjiumet do të kenë një strukturë të përcaktuar juridike dhe një strukturë në infrastrukturë. Strategjia e re konsiston në ndërtimin e një Akademie të Arbitrave. Rekrutimi nuk do të bëhet më i rastësishëm, por në mënyrë institucionale. Kandidatët do të aplikojnë direkt në Federatë apo në Kolegjiumet e rretheve dhe nëse plotësojnë kriteret do të nisin rrugën e arbitrimit. Ata do ti nënshtrohen një shkolle, ku do të marrin certifikatat për të vazhduar rrugën ose do të skartohen. Procesi i rekrutimit, formimit dhe edukimit të tyre do të jetë serioz, në mënyrë që arbitri të marrë autoritetin e duhur. Përmes Akademisë do të kemi një strategji ndryshe për formimin e arbitrave. Kolegjiumet kanë qenë hallka më e dobët në organizimin dhe punën e arbitrave. Duhet të ketë instruktorë dhe përgatitës atletikë. Ne do të diskutojmë me ju, në mënyrë që bërthamat të ngrihen në nivelin e duhur. Duhet të amortizojmë problemet tona", ka thënë kreu i FSHF-së Armand Duka.