
Skënderbeu ka dalë me një deklaratë zyrtare ku mohon të gjitha ato që kanë dalë ditën e sotme në shtypin e shkruar. Ekipi kampion thekson që nuk ka pasur asnjë lloj nervozizmi brenda skuadrës për humbjen e Superkupës dhe Agostineli i ka këshilluar në mënyrë miqësore të gjithë futbollistët mbi gabimet që sollën dhe humbjen.
"Ndryshe nga çfarë është shkruar sot në media sociale, ekipi ka zhvilluar paraditen e sotme analizën superkupës. Nuk ka pasur asnjë lloj nervozizmi nga ana e trajnerit Andrea Agostinelli i cili ka këshilluar qetësisht lojtarët mbi gabimet që sollën dhe humbjen. Trajneri po mundohet të fusë në ekip një tjetër mentalitet dhe konceptin e tij të lojës dhe ka gjetur bashkëpunimin e të gjithëve. Sigurisht prej ndeshjes së parë të kampionatit dhe në vazhdim në fushë do të shohim një ekip me kompakt dhe dominues", shkruhet në njoftimin zyrtar të korçarëve.
[gallery columns="1" size="full" ids="31166"]