Ka përfunduar pjesa e parë në takimin mes Vllaznisë dhe Tiranës. Sfida është mbyllur në barazim 0-0.
Minuta 24′– Krymi provon nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën.
Minuta 15’– Zëvendësim i detyruar për Vllazninë. Tafili i dëmtuar ia lë vendin Cicmil.
Minuta 12’– Goditje nga këndi për Tiranën, ekzekuton Karabeci. Topi shkon te Agoviç, por portieri i Vllaznisë nuk e kontrollon, “sfera” mbetet në zonë, Domgjoni e shtyn drejt portës, ndal Gocaj, provon edhe Halili ta dërgojë në rrjetë, por sërish është Gocaj që e largon. Shans i artë për Tiranën.
Formacionet zyrtare
Vllaznia: Agoviç, Pjeshka, Bicaj, Vrapi, Gocaj, Krymi, Bardulla, Tafili, Kruja, Pepa, Shtubina
Trajner: Armando Cungu
Tirana: Lika, Daja, Teqja, Domgjoni, Hoxhallari, Karabeci, Vucaj, Mervejl, Taku, Mojse, Halili
Trajner: Mirel Josa
Ka nisur ndeshja ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës. Topi i parë shkelmohet nga shkodranët, por bardheblutë vihen menjëherë në zotërim të topit.