Korabi po rindërtohet për pjesën e dytë të sezonit dhe tani trajneri Gerd Haxhiu pret përforcimet. Braziliani Sergio dhe Ardit Hoxhaj janë dy të parët që do të lënë Skënderbeun për të luajtur për pesë muaj me Korabin.
Burime për newsport.al bëjnë të ditur se pas tyre pritet që dhe Argjend Malaj të lërë Korçën por për të duhet pritur më parë “OK” nga trajneri Ilir Daja. Nëse tekniku do ta ketë në plan për pjesën e dytë të sezonit edhe ai do të huazohet te Korabi.