
Edi Martini është i ftuar në emisionin Ora Skaner. Ish lojtari i Vllaznisë dhe i Kombëtares foli për deklaratën e Klevis Dalipit pas ndeshjes me Kukësin. Trajneri i Partizanit fajësoi lojtarët për humbjen 4-0 kundër verilindorëve dhe për këtë Martini tha:
"Nëse do të isha unë, do veproja ndryshe. Edhe nëse fajin do e kishin lojtarët, unë do mbaja përsipër përgjegjësinë. Real Madrid po humbte 3-0 dhe Zidan nuk doli kurrë të thonte që ishin fajtorë lojtarët. Besoj se kjo ishte e nxituar nga Dalipi. Po ta pyesësh sot, mendoj se do të thotë gjë tjetër nga deklarata pas ndeshjes", u shpreh Martini
Poll