
Gëzim Krasniqi është dëmtuar një ditë para ndeshjes me Flamurtarin. Lojtari i Partizanit ka pësuar një të çarë në mjekërr pas një dyluftimi në ajër. Shoku i skuadrës e ka goditur në mënyrë të paqëllimshme me takë gjatë seancës së sotme stërvitore të zhvilluar në Pezë-Helmës.
Burime për newsport.al bëjnë me dije që shtatlarti është dërguar në spital për një trajtim më të specializuar, ku ka marrë 20 të qepura. Tashmë është në shtëpinë e tij dhe nga fotoja e siguruar nga newsport.al, titullari i të kuqve shfaqet me fasho.
Mungesa e tij në sfidën kundër vlonjatëve është e sigurt, ndaj trajneri Starova duhet t'i bëjë llogaritë pa kavajasin.
[gallery columns="1" size="full" ids="89033"]
Poll