Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Armando Cungu akuzon arbitrat: I sollën për të mësuar dorën, asnjeri nuk më mbyll dot gojën

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Armando Cungu akuzon arbitrat: I sollën për të

Armando Cungu ka folur pas ndeshjes kundër Korabit, ku Vllaznia barazoi me rezultatin 1-1. Trajneri i shkodranëve deklaroi për mikrofonin e Supersport:

Sot, ndodhi gjithçka. Por, ndodhi ajo që nuk duhej t'i ndodhte Vllaznisë. Sot Korabi erdhi për të na shtrënguar ne dhe për të liruar dikë tjetër. Nuk mund të them që ishte ndeshja më e keqe. Patëm shumë raste dhe na u mohuan edhe 11-metërsha.

Unë i uroj suksese arbitrave, por dua të them që Vllaznia nuk është autoshkollë. Në këtë fazë delikate nuk mund të sjellësh arbitra nga Tepelena, Memaliaj apo Gjirokastra. Ata janë të rinj dhe kanë të mësuar. Megjithatë duhet të na bëhet mësim kjo që na ndodhi. Në fakt është e çuditshme në dy javët e fundit që nuk kemi të njëjtën shpirt si në takimet e tjera.

Korabit i lumtë dhe shpresoj të bëjnë të njëjtën gjë dhe me tjerët. Nëse paragjykoni Vllazninë, ne kemi dhënë maksimumin për veten tonë. Është e çuditshme që në ndeshje të tillë të vësh treshe gjyqtarësh nga Memaliaj dhe Tepelena. Personat që caktojnë gjyqtarët duhet të jenë më të kujdesshëm. Gjithsesi i tërheq veshin dhe vetes time së bashku me lojtarët. E thashë edhe njëherë që Vllaznia nuk është mësimore për të mësuar dorën.

Asnjëri nuk mund të më mbyllë gojën dhe asnjeri nuk mund të më thotë të mos them realitetin. Edhe një javë më parë të gjithë duhet të ishin më të qetë. Nëse flasim për lojën, sot na kanë mohuar 2 penallti", përfundoi trajneri shkodran.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga