
Arbnor Fejzullahi është i ftuar në emisionin "Ora Skaner" në Ora News. Mbrojtësi i Partizanit foli për vendimin e fundit të Komisionit të Disiplinës, ku të kuqtë u dënuan me 4 ndeshje pa tifozë. Për këtë 23-vjeçari deklaroi:
"Ishte një gabim nga FSHF-ja dënimi me 4 ndeshje pa tifozë, pasi ata janë lojtari ynë i 12-të. Partizani ka tifozët më të shumtë në Shqipëri dhe me vendimin e marrë është bërë gabim, pasi ne kemi pasur shumë mbështetje edhe në takimet brenda, por edhe në ato jashtë. Mendoj se tifozët e Kukësit kanë provokuar. Me aq sa pashë unë, tifozët tanë u provokuan", përfundoi Arbnor Fejzullahi.
Poll