Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/Sulejman Starova i nervozuar akuzon: Urdhër nga jashtë të sulmohet Partizani, falënderoj çunat për këtë sezon fantastik

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/Sulejman Starova i nervozuar akuzon: Urdhër nga jashtë

Sulejman Starova ka folur pas barazimit 1-1 kundër Flamurtarit. Trajneri i Partizanit deklaroi për mikrofonin e Supersport:

"Kemi bërë një kampionat fantastik. Falënderoj çunat, pasi krijuam simpatinë e të gjithëve. Faktori i jashtëm na dëmtoi të gjithëve. Mua më të takon sot me gjithë këtë super ndeshje që bëmë. Unë do të jem gjithë kohën te Partizani, si trajner apo s'ka rëndësi. S'kam pasur asnjëherë ambicie për president i FSHF-së. I kam duruar edhe këto lloj presionesh. Ne kemi bërë një kampionat fantastik dhe ndihemi të vjedhur.  Ishte gabim barazimi me Laçin. Por, asnjë takim nuk mund të na ulë prestigjin.

Skuadra filloi një kampionat fantastik. U kthye legjenda këtë sezon. Kemi fituar me të gjithë kundërshtarët. Me Kukësin kemi fituar në Elbasan, por anuluan golin, penalltinë o zotëri.

Ne besonim shumë në titullin kampion. E pashë në drekë një shfaqje tjetër. Duhet të ruajmë durimin pasi Partizani do të vijë edhe te trofetë.  Partizanit ia hoqën titullin që në Shkodër. Për herë të fundit e them që jam super i kënaq nga skuadra. Armando dha urdhër të sulmohet Partizani dhe ne e vuajtëm këtë", përfundoi Sulejman Starova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga