Zyrtarizimi i Agim Zekës te skuadra e Lilë mund të jetë çështje orësh. Ashtu siç newsport.al raportoi mbrëmjen e djeshme, talenti i Skënderbeut pritet të transferohet në Francë. Megjithatë për 18-vjeçarin, newsport.al kontaktoi menaxherin e tij, Shkumbin Qorrmemeti, i cili deklaroi që po punohet për t’u mbyllur marrëveshja, por për momentin nuk ka asgjë zyrtare.
“Për sa i përket kalimit të Agim Zekës te Lilë, po punohet për t’u mbyllur marrëveshja. Për momentin s’ka asgjë zyrtare. Kaq mund t’iu them”, përfundoi menaxheri i njohur shqiptar, Shkumbin Qorrmemeti.