Kosta Bajiç nuk do të jetë më pjesë e Besëlidhjes. Sulmuesi serb është përjashtuar nga drejtuesit e klubit lezhjan ditën e sotme.
Ndërkohë që nuk ka ende një version zyrtar nga klubi i Besëlidhjes për ndërprerjen e bashkëpunimit mes palëve, në një nga faqet më aktive të tifozëve lezhjanë në Facebook renditen arsyet e përjashtimit të sulmuesit Bajiç.
" Duke parë mesazhet e shumta të dërguara pse është përjashtuar, arsyeja është e thjeshte: ajo që kemi diskutuar edhe më herët. Performanca e dobët e futbollistit në fjale. Lojtarit që hoqi trajnerë, prishi harmoninë në ekip, krijoi armiqësi me tifozët dhe më kryesorja ishte shkak kryesor për mos dalje të Besëlidhjes në Superligë. Duhet të gëzojmë normalisht dhe të përgëzojmë stafin drejtues për këtë largim. Forca Besëlidhja!", shkruhet në komentin e faqes së tifozëve lezhjanë në Facebook.
Ndërkohë, mbrojtjësi Klodian Semina do t'i bashkohet Besëlidhjes në merkaton e janarit. Shkodrani ka luajtur së fundmi në kampionatet inferiore të Zvicrës.