
Sot, Vllaznia ka firmosur me sulmuesin, Arsen Hajdari, cili është dhe afrimi më i ri për ekipin e drejtuar nga Armando Cungu.
27-vjeçari do të vihet nën urdhrat e trajnerit për tu përgatitur për fazën e mbetur te kampionatit. Faqja zyrtare e klubit ka lajmëruar se është nënshkruar një kontratë me sulmuesin për një sezon e gjysmë, për të parë më pas ecurinë e tij në ekipin e ri.
Prej sezonit të kaluar, 27-vjeçari mbronte ngjyrat e Besëlidhjes në Kategorinë e Parë. Afrimi i Arsen Hajdarit cilësohet një ndërhyrje mjaft e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga Armando Cungu. Kjo për faktin se kuqeblutë kanë vuajtur në fazën sulmuese, aty ku përveç kapitenit Shtubina, autor i pesë golave në këtë sezon, mungon një tjetër lojtar që të finalizojë aksionet.
FIRMOS ARSEN HAJDARI
"Paraditen e sotme, para nisjes se ekipit per ne Mal te Zi, ka firmosur per Vllaznine futbollisti Arsen Hajdari. Kohezgjatja e kontrates se tij do te jete per nje sezon e gjysem".
[gallery columns="1" size="full" ids="71671"]
[gallery columns="1" size="full" ids="71668"]