Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Lajmi i fundit/ Vijojnë përgatitjet anti-Ferencvarosh, Sormani gjen çelësin e kualifikimit

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Vijojnë përgatitjet anti-Ferencvarosh, Sormani gjen

Partizani po vijon përgatitjet në kuadër të raundit të dytë eliminator të Champions League. Ekipi ka filluar seancën stërvitore në orën 18:30, në kompleksin "Internacional Tirana", në Pezë Helmas. Burime pranë newsport.al bëjnë me dije që grupi në stërvitje është i plotë, ndërkohë tekniku italian Sormani po provon disa skema që mund ta çojnë drejt kualifikimit në Hungari. Pikërisht mënyra se si po i aplikon këto skema, pritet të jetë çelësi i suksesit për "demat".Gjithashtu skuadra e kuqe po provon edhe goditjet nga pika e 11-metërshit.

Sfida e së mërkurës kundër Ferencvaroshit është tejet delikate, pasi të kuqtë duhet të shënojnë patjetër një gol, që të mund të shpresojnë për kualifikimin e madh.

Ndërkohë për newsport.al është bërë i ditur edhe orari që të kuqtë do të nisen nesër drejt Hungarisë. Paraditja do t'i gjejë "demat" në aeroport, ku në orën 10:00 do të nisen drejt Budapestit.

[gallery columns="1" size="full" ids="18032"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga