Tirana zhvilloi sot miqësoren e dytë në Antalia, këtë herë kundër FC Tobol, duke u mposhtur me rezultatin 3-1.
Bardheblutë shënuan të parët me anë të sulmuesit Grent Halili që në minutën e 12-të, por pa mundur të ruanin rezultatin.
Në fundin e pjesës së parë, portieri Edvan Bakaj priti një 11-metërsh, ndërsa Tirana e mbylli në avantazh 1-0 fraksionin e parë të ndeshjes.
Por, në pjesën e dytë, skuadra nga Kazakistani arriti të përmbyste rezultatin duke shënuar në minutat 72′, 78′ dhe 84′.
Trajneri Josa provoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, me përhjashtim të Domgjonit, Edes dhe Romualdit që kishin disa probleme të vogla muskulore.
FC Tobol – KF Tirana 3-1
Shënues: Halili 12’
Formacioni: Bakaj, Turtulli, Deliaj, Teqja, Hoxhallari, Taku, Karabeci, Daja, Halili, Lika, Leuca. U aktivizuan: Lika, Moise, Merveil, Akua, Nuriu, Bajrami, Cise.