Tirana ka publikuar vetëm para pak minutash një njoftim për biletat e ndeshjes me Korabin. Bardheblutë luajnë nesër në “Selman Stermasi” dhe pas 14 ndeshjes pa fitore është e nevojshme të merren tre pikët nëse duan të mos zbresin nga kategoria.
Klubi bardheblu ka vendosur të hapë sërish dyert falas në tribunën përballë, duke ftuar tifozët të mos mungojnë në këtë ndeshje që edhe pse duket e lehtë në letër nuk pritet të jetë e tillë.
NJOFTIM PER BILETAT DHE KARSHIA FALAS
Dalin neser ne shitje biletat per ndeshjen Tirana – Korabi, takim qe do te luhet neser ne oren 16:00, ne stadiumin “Selman Stermasi”. Hyrja me bilete eshte e vlefshme vetem per sektoret A/B/C/H, ndersa hyrja ne tribunen karshi, D/E/F/G do te jete e lire. Klubi ka vendosur te mundesoj serish hyrjen falas per te gjithe tifozet bardheblu vetem ne keto sektore te stadiumit “Selman Stermasi”. #forcatirona
Cmimet e biletave
Tribuna A/B – 500 leke
Tribuna C – 300 leke
Tribuna H (tifozet miq) – 300 leke